E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe Afganistani me marrëveshje për operacione speciale

Qeveria e Afganistanit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për marrjen e përgjegjësisë për ndërhyrjet e natës nga forcat amerikane.

Ministria e Jashtme afgane tha se ky memorandum i mirëkuptimit për operacionet speciale do të nënshkruhet nga ministri i Mbrojtjes së Afganistanit, Abdul Rahim Vardak dhe komandanti i forcave amerikane, John Alen.

Zyrtarët amerikanë kanë refuzuar të bëjnë komente për këtë marrëveshje, para se ajo të nënshkruhet.

Ndërhyrjet e natës për një kohë të gjatë ishin pikë e mospajtimeve në raportet mes SHBA-së dhe Afganistanit.

Marrëveshja për këto operacione speciale është pjesë e paktit afatgjatë strategjik, për të cilin Kabuli dhe Washingtoni aktualisht po zhvillojnë negociata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›