E Shtunë, 31 Tetor 2026

City mburret me Veselin

Manchester Cityt ka diçka me të cilën mund të mburret. Sepse, mbrojtësi i Akademisë së klubit anglez, Frederic Veseli, e ka udhëhequr Zvicrën deri tek triumfi në Botërorin Nigeria U17, i cili përfundoi të dielën, shkruan në uebfaqen zyrtare të Citizens, mcfc.co.uk.

Zvicra U17 fitoi ndaj mikpritësit, Nigeria, me rezultat 1:0, ndërsa kapiteni Veseli, e ngriti kupën lart. Kjo fitore është historike për Veselin, i cili të premten do ta festojë ditëlindjen e tij të 17-të. Veseli po e kalon vitin e tij të tretë në City, ndërsa drejtori i Akademisë së këtij klubi, Jim Cassell, mendon se ky djalosh i ri dëshiron ta nisë nga këtu suksesin e tij, hap pas hapi.

Frederiku është një mbrojtës i talentuar dhe i veçantë, i njohur për aftësinë e tij në posedimin e topit. Ai mund të luajë në disa pozita të mbrojtjes, por eventualisht mund të vendoset edhe në qendër të mesfushës, theksoi Cassell për uebfaqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›