E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrika e Jugut 2010,ekipet e kualifikuara

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet kualifikuese për finalet e botërorit 2010 në Afrikën e Jugut. Pas ndeshjeve të luajtura mbrëmë dihen të gjitha ekipet pjesëmarrëse.

Sllovenia u kualifikua pasi mundi Rusinë 1 - 0. Greqia fitoi me të njëjtin rezultat ndaj Ukrainës duke siguruar biletën për Afrika e Jugut 2010. Franca barazoi me Irlandën 1-1, por u kualifikua për në finale pas fitores minimale 1-0, që kishte arritur të shtunën në Dublin. Portugalia u kualifikua pasi mundi Bosnjën 1-0.

Në kontinentin afrikan Algjeria ishte ekipi i fundit që u kualifikua pasi mundi Egjiptin, në ndeshjen e zhvilluar në Sudan, në një atmosferë tepër të tensionuar. Në Amerikën e Jugut i kualifikuari i fundit ishte Uruguaji, i cili u përball me Kosta Rikën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›