E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA: Wizards i bëjnë ballë James


Washington Wizards i kanë bërë ballë 34 pikëve të shënuara nga LeBron James për të mposhtur liderin e Divizionit të Qendrës, Cleveland Cavaliers, me rezultat 108-91 duke iu dhënë fund edhe gjashtë humbjeve radhazi.
Antawn Jamison, i cili kishte dëmtuar kraharorin gjatë para-sezonit dhe mungoi në nëntë ndeshjet e para, shkëlqeu në ndeshjen debutuese të këtij sezoni, duke shënuar 31 pikë dhe 10 kërcime për Wizards.

Cavaliers, që pësuan humbjen e katërt të sezonit dhe të parën pas pesë fitoreve (nga tetë sa kanë gjithsej), luajtën pa qendrën Shaquille O'Neal, që mungon për të tretën ndeshje radhazi për shkak të lëndimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›