E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

City merr Nunez, Chelsea firmos me Palmer

Orët e fundit të merkatos verore janë me të vërtetë interesante pasi disa prej klubeve më të mëdha të Europës po mundohen të përfundojnë transferimet e planifikuara prej ditësh.

Kështu në Londër skuadra e Chelsea-t ka zyrtarizuar transferimin e Cole Palmer. Mesfushori sulmues i City-t ka braktisur ekipin kampion në fuqi pasi është kërkuar me ngulm nga Mauricio Pochettino. 21-vjeçari i kushtoi klubit të Bohely-t plot 49.68 milionë euro.

Në Manchester skuadra e City-t ka finalizuar goditjen e radhës pasi orët e para të ditëve të sotme ka siguruar transferimin e Matheus Nunes. Mesfushori sulmues i Wolves-it u transferua në Manchester për shifrën e 61.95 milionë eurove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›