Super goditje e Barcelonës, Joao Felix dhe Cancelo!

Joao Felix tashmë ka zbritur në Barcelonë: për të raportuar është Marca ajo që zbulon se si sulmuesi i Atletico Madrid hipi në një avion për të arritur te klubi blaugrana, edhe nëse Barça dhe Atletico nuk kanë arritur ende marrëveshjen përfundimtare për huazimin e portugezit.
Ardhja e Joao Felix është e lidhur me largimin e Ansu Fatit, i cili sapo është transferuar te klubi i De Zerbit, Brighton, Barcelona e ka identifikuar sulmuesin portugez si zëvendësues.
Por në aeroportin e Barcelonës pati një tjetër mbërritje, një orë pas asaj të Joao Felix-it u ul fluturimi privat i cili solli Joao Cancelo, duke mbërritur nga Manchester City.