City mposht Crystal Palace dhe i afrohet Arsenalit

Në ndeshjen e javë ssë 16-të të Premier League, Manchester City fitoi 3-0 kundër Crystal Palace. Skuadra e Guardiolës iu përgjigj humbjes së Arsenalit, duke u rikthyer vetëm dy pikë larg vendit të parë falë golave të Haaland (dy gola) dhe Foden.
Sulmuesi norvegjez arrin kështu 17 gola në Premier League këtë sezon. Manchester City gëzon fitoren e katërt radhazi dhe ngjitet në 34 pikë. Crystal Palace mbetet në 26 pikë.
Në sfidat e tjera, Aston Villa u rikthye nga disavantazhi për të mposhtur Ëest Ham 3-2, ndërsa Nottingham Forest dominoi Tottenham 3-0. Sunderland gjithashtu festoi, duke mposhtur Newcastle 1-0.