Juve triumfon në fushën e Bologna-s, Spalletti: Fitorja më e bukur

Juventusi ka arritur një fitore 1-0 në fushën e Bologna-s në javën e 15-të të Seisë A me një gol të shënuar nga Cabal në minutën e 64-ët. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i bardhezinjve, Luciano Spalletti ka deklaruar: “A është kjo fitorja më e mirë dhe më e rëndësishme që kur kam qenë trajner i Juventusit? Sigurisht që po. Përballeshim me një ekip me vlera, forcë dhe entuziazëm të vërtetë. Ata punuan shumë dhe ndërtuan mirë, dhe madje edhe me dhjetë lojtarë krijuan situata të vështira për ne”.
“Sonte, skuadra ishte në lojë, duke shkuar përtej dueleve individuale që Bolonja të detyron”.
Spalletti foli më pas për Opendën: “Ai është një lloj tjetër lojtari, dikush që lidh lojën. Ndonjëherë duket më shumë si një sulmues i dytë sesa një qendërsulmues. Ai ndihet ndoshta më rehat kundër ekipeve si Bologna sepse ka një sprint 60 metrash, plot fuqi dhe shpejtësi të pastër. Ai kishte një avantazh të vogël me llojin e ndeshjes dhe stilin e lojës së Bolognas”.