E Diel, 1 Nëntor 2026

Ernest Muçi shënoi golin më të bukur të nëntorit…

Goli i Ernest Muçit kundër Konyaspor në javën e 14-të të sezonit u zgjodh goli i muajit nëntor nga faqja zyrtare e Super Ligës së Federatës Turke të Futbollit.

Sekretari i Përgjithshëm, Sami Karaman i dorëzoi Muçit çmimin e tij para ndeshjes me Beşiktaş.

Ndërkohë, sulmuesi kuqezi dhe sot ka vendosur firmën e tij me një gol mjaft të bukur përballë ish-skuadrës së tij Beşiktaş në një ndeshje që u mbyll në barazim 3-3. Kur ndeshja ishte 0-2, sulmuesi kuqezi arriti të tregojë talentin e tij në fushën e lojës për të rihapur ndeshjen dhe në fund të dy skuadrat u mjaftuan me nga një pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›