E Shtunë, 31 Tetor 2026

City në finale

Derbi lokal i qytetit të Manchesterit, i vlefshëm për gjysmëfinale të Kupës së Anglisë, i ka takuar Cityt, pasi me rezultatin minimal 1-0 ka mposhtur Manchester United, në stadiumi e “Wemblyt”, duke siguruar njëkohësisht biletën për finalen e këtij kompeticioni.

Të dy skuadrat sot ishin në mungesë të dy sulmuesve kryesor Rooney dhe Tevez. Ndeshja u zhvillua kryesisht në mesfushë, ndërsa edhe rastet për te dyja skuadrat nuk munguan.
Ishte goli i lojtarit nga Bregu i Fildisht, Yaya Toure, qe përcaktoi gjërat në këtë ndeshje. City në finale do të takohet me fituesin e takimit të nesërm mes Boltonit dhe Stoke Cityt.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›