Çfarë po ndodh me Schumacherin?

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher dështoi sërish në start, tani ai u kalua nga kolegu i tij në Mercedes GP, Nico Rosberg dhe do të niset nga vendi i 14-të.
Potenciali i dikurshëm i Schumit duket se nuk ekziston më.
Për herë të tretë rresht, 42-vjeçari Michael Schumacher nuk mori pjesë në pjesën e tretë të kualifikuesëve, atje ku edhe përcaktohet fituesi i pole position.
Për herë të tretë Rosberg ishte më i shpejtë. Dhe në garën për Çmimin e Madh të Kinës do të niset nga pozicioni i katërt.
Legjenda e Formula 1 bën autokritikë: “Si të gjitha ekipet edhe ne bëmë një hap të qartë përpara. Vendet 5 dhe 6 ishin qëllimet tona. Kthim prapa bëra vetëm unë dhe për këtë më vjen shumë keq. Duhet të merrem me veten time. Nuk e bëra xhiron e fundit”.
Gjatë sezonit të kaluar, pas rikthimit të tij në Formula 1, pas tre vitesh mungesë, Michael Schumacher i humbi rregullisht duelet me Rosberg.