City ne gjysmefinale tani perballje me Man. Utd

Një gol i vonshëm i Micah Richards i ka dhuruar Manchester City kualifikimin për në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë. Skuadra e drejtuar nga Roiberto Mancini ka mundur me vështirësi 1-0 Reading, duke hedhur një hap të rëndësishëm në fitimin e këtij trofeu. Megjithëse luante kundër një skuadre që militon në kategorinë e dytë të futbollit anglez Manchester City do ta kishte shumë të vështirë të gjente golin e avantazhit.
Vendasit do të ishin më kërkues dhe do t’i afroheshin shpesh herë epërsisë, por do të gjenin të përgatitur portierin Alex McCarthy. Ky i fundit do të ndërhynte saktë në tentativat e Ëright-Phillips dhe David Silva duke lënë të paprekur portën e tij. Pas shumë përpjekjesh, Manchester City do të kalonte në avantazh në minutën e 74-rt. Mbrojtësi Micah Richards do të gjuante fort me kokë duke kaluar skuadrën e tij në epërsi.
Megjithë përpjekjet në minutat e mbetura, rezultati do të mbetej i pandryshuar, ndërsa fitorja minimale ka mjaftuar që formacioni i drejtuar nga Roberto Mancini të kualifikikohej për në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë. Në raundin tjetër të këtij trofeu Manchester City do të përballet me rivalët e përjetshëm të Manchester United. Në gjysmëfinalen tjetër të trofeut të dytë për nga rëndësi në Angli, Stoke City do të luajë kundër Bolton.
Nertan Prifti