Berisha sulm opozites shte kunder amnistise fiskale

Le të bëjmë gjithcka që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme.Kështu është shprehur kryemninistri Sali Berisha duke iu referuar zgjedhjeve të 8 majit. Në inagurimin e rrugës Frashër-Strumë në rrethin e Fierit kreu i qeverisë ka kërkuar rrespektimin e procesit zgjedhor dhe votën për alternativën e vlerave të vërteta që sipas tij është alternativa e vlerave dhe intersave të qytetarëve shqiptarë.
"Ne jemi alternativa e vlerave të pamohueshme të arritjeve gjatë këtyre vite qeverisjeje. Këto janë zgjedhje për ju për familjet tuaja dhe jo zgjedhje politike sic pohon opozita për karriken e kryetarit të saj.Opozitë kundërshton vlerat, edhe amnistia fiskale projekti i gatshëm për ti ardhur në ndihmë biznesit është kundërshtuar prej opozitës sic është kundërshtuar gjithcka prej saj, që nga liberalizimi i vizave, heqja e imunitetit etj", tha Berisha.
Nga qarku i Fierit kreu i qeverisë ka bërë një ekspoze të arritjeve të deritanishme të qeverisjes kryesisht të investimeve në infrastrukturë dhe bujqësi . Kryeministri Berisha në ceremoninë e përurimit të rrugës Frashër strumë që do të lidhë 14 mijë banorë të tre komunave shoqërohej edhe nga deputetë të qarkut të Fierit.
Aleksandër Nushi