E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rizgjohet ernobili alarm per vale te re rrezatimi

Njëzet e pesë vjet pas katastrofës bërthamore, zyrtarët në uzinën e Çernobilit paralajmërojnë se vendi është ende i rrezikshëm, duke nxitur agjencitë evropiane të kërkojnë qindra e miliona dollarë për të ndërtuar një mbrojtëse prej çeliku për të mbuluar këtë zonë. Reaktori nr. 4 në Çernobil shpërtheu më 26 prill, 1986, duke vrarë rreth 50 vetë- kryesisht zjarrfikës dhe punëtorë të uzinës– ndërsa përhapi një re të madhe radioaktive në të gjithë Evropën. Numri i viktimave nga pasojat radioaktive luhatet ndërmjet 4000 dhe 200.000 viktimave ndërsa ka sërish të tjerë që vuajnë pasojat e rrezatimit.

Përveç kësaj, dhjetëra mijëra njerëz u detyruan të evakuohen nga qytetet përreth uzinës, ku ndotja radioaktive ishte evidente. Rrezatimi pranë vendit të shpërthimit është ende në nivele jashtëzakonisht të larta kontaminimi. Në muaj pas shpërthimit, "sarkofag", gjigand cimentoje u ndërtua për të mbuluar mburojën e shkatërruar të reaktorit, duke ekspozuar shumë nga punonjësit në doza vdekjeprurëse e rrezatimit. Tani zyrtarët kanë paralajmëruar se struktura është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Riparimet emergjente potencialisht i kanë zgjatur jetën strukturës dhe për 15 vjet, megjithatë nuk përjashtohet mundësia e një shembje që mund të clironte sasi katastrofike rrezatimi në atmosferë. Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), së bashku me qeverinë e Ukrainës, kanë filluar planet për të ndërtuar një strehë të re për të mbuluar strukturën, por kanë njoftuar se ata ende kanë nevojë për 1 miliard dollarë për projektin.

Puna në strukturën e re ka filluar tashmë në afërsi të reaktorit. Nëse do të mundësohet gjeta e fondeve në Cernobil do të instalohet struktura me e madhe e realizuar ndonjëherë e këtioj lloji 108 metra në lartësi, 257 metra në gjatësi dhe 164 metra në gjerësi që do të mund të garantojë siguri dhe për të paktën një shekull tjetër.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›