City pa kapitenin, shqetësimi i radhës

Vincent Kompany pritet ti mungojë Manchester Cityt për 3 javët në vazhdim. Kapiteni i skuadrës ka një përsëritje të lëndimit dhe nuk mund të rikuperohet brenda 3 javëve.
Ylli belg nuk arriti të ishte i gatshëm as për ndeshjen e FA Cup ndaj Stoke Cityt duke e shikuar ndeshjen nga tribuna.
Shqetësimet e Mancinit në mbrojtje janë pasi që edhe Kolo Toure i mungon aktualisht skuadrës ndërsa në mbrojtje nuk janë për shkak të lëndimeve as Richards e Maicon./indeksonline/