E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahen topçinjtë, ndërmjet vete!

Tifozët e Arsenalit thuhet se janë ndarë në dysh. Sipas mediave në Anglia, tek tifozët e kësaj skuadre janë bërë dy klane, ata që përkrahin Arsene Wengerin dhe ata që janë pro shkarkimit të tij.

Madje konkretisht ndarja e tyre është parë edhe në ndeshjen e kupës ndaj Brighton. Një grup i tifozëve të Arsenalit në atë takim kanë ngritur një flamur me një mbishkrim ku kërkohet shkarkimi i Wenger."Arsene, faleminderit për kujtimet, por tani është kohë për ti thënë ti lamtumirë" shkruante në baner. Ky baner i ngritur ka irrituar pjesën e tifozëve që janë pro trajnerit francez.

Me të dalur nga stadiumi, ky grup është sulmuar fizikisht nga tifozët që janë me Wengerin duke rrahur ngritësit e këtij mbishkrimi. 4 persona thuhet se janë dërguar në spital pas disa grushtave që kanë marrë afër një stacioni./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›