City prapë -12, A.Villën e lë në vendin e 18

Manchester City e ka mposhtur Aston Villën me rezultat 1 me 0 si mysafir. Skuadra e Roberto Mancinit ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes por që fitoren e vendosi një gol i Tevez.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Tevez për mrekulli shmangu portierin dhe një mbrojtës për të shënuar për 1 me 0.
Pas kësaj fitoreje City mbetet në 12 pikë prapa Manchester United që është lider.
Telashe të mëdha pritet të ketë Aston Villa në luftën për mbijetesë pasi ka 24 pikë dhe rënditet në pozitën e 18 që dërgon në ligën e dytë./Indeksonline/