E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burri me fytyrën transplant shfaqet në publik

TIRANE-Burri me fytyrën transplant është shfaqur dje për herë të parë në publik me komplet pamjen e tij të re. Bëhet fjalë për djalin 31 vjecar të quajtur Oskar, një fermer spanjoll që u plagos aksidentalisht me armë në fytyrë.
Dalyi Mail ben te ditur se Oskar u shfaq dje në publik me fytyrën e tij të re që iu ndërtua 4 muaj më parë në spitalin e Barcelonës.
Pasi u qëllua me armë ai mbijetoi por, fytyrë iu dëmtua aq shumë sa vështirë që Oskar të hante dhe merrte fryme dhe jo më të fliste.

Pas një plani 2 vjecar, një ekip prej 30 mjekësh nisën punën me të. Operacioni i parë iu bë Barcelonë në muajin Mars dhe zgjati plot 24 orë.
Transplanti përfshinte komplet rinovimin e lëkurës, muskujt, qepallat, hundën, buzët, mjekrën, dhëmbët, faqet.
Tani ai ka nisur të marrë frymë, të hajë madje të dhe të nsië të flasë, pak me veshtirësi, por mjekët thoën se kjo do të përmirësohet.

“Jam vërtet I lumtur të jem sërisht këtu me ju dhe ti shpreh mirënjohjen time më të madhe spitalit, donatorëve këtu në Spanjë, sidomos familjes që më dhuroi fytyrën e familjarit të tyre të dashur”, tha dje Oskar I emocionuar.
Familjarët e tij, shprehen se janë të lumtur që Oskar ka nisur të haje vaktet e ditës me ata, të gjuaje dhe peshkojë sërish, dy hobet e tij të preferuara.

Më Oskar u dëshmua se transplanti i fytyrës nuk është me i paarritshëm. Një operacion të ngjashëm ka patur dhe në vitin 2005, kur shtetasja Isabelle Dinoire, kjo shtetase franceze kreu një të tillë pasi e kafshuan qente në fytyrë. Por, megjithatë transplanti I saj ishte I pjesshëm, Oskar është i vetmi që ka përfituar një të tillë të plotë.

(d.bono/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›