E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul Gonzalesndahet mes lotëshnga Reali i Madridit

MADRID- Kur largohet një futbollist i tillë është një ditë e vështirë për cdo klub. Raul Gonzales i ka dhënë lamtumirën Realit të Madridit për të shkuar tek Shalke 04 pas një karriere të jashtëzakonshme të mbushur me trofe dhe me lavdi. Stadiumi madrilen Santiago Bernabeu ka qenë i veshur si për festë në respekt të tij, ndërsa sulmuesi është betuar për besnikëri.

Presidenti Perez ishte i pari që hapi ceremoninë prekëse. “I dashur Raul kudo që të shkosh, fanela e Realit të Madridit ka qenë dhe do të mbetet e jotja. Ky stadium do të jetë gjithnjë i yti. Faleminderit për gjithcka kapiteni ynë, nuk do të të harrojmë kurrë” u shpreh Perez i emocionuar.
Kapitenit të Realit, njeriut që ka luajtur 741 ndeshje dhe ka shënuar 323 gola me këtë fanelë, i janë mbushur sytë me lote në momentin që është takuar me tifozët.
“Reali ka qenë për mua një shtëpi, por që sot nis për mua misioni që të jem i lumtur edhe në një vend tjetër” deklaroi ai në konferencën e fundit për shtyp në Bernabeu.
Ai e ka përshkuruar ndarjen si një ditë të trishtuar, ndërsa ka përshëndetur presidentin, shokët e skuadrës, trajnerin , rivalët, shtypin dhe miliona tifozët e Realit.
Ai nuk ka nguruar ti jepte përgjigje atyre që mendonin se ishte ardhja e Murinjos që e bëri të ndërronte shtëpi.
“Murinjo është një trajner i madh dhe marrja e tij ishte shumë e goditur. Ai donte të më stërviste por vendimin e mora vetë sepse vitin e shkuar nuk luajta shumë.”

Pasi ka lexuar fjalimin e lamtumirës, Raul u drejtua nga fundi i stadiumit duke qarë ndërsa tifozët i kanë dhënë përshëndetjen e fundit dhe super të merituar.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›