E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne Prishtine, s’ka te plagosur

Rreth ores 17:30, ne oborrin e Zyres se Perfaqesuesit Civil Nderkombetar ne Prishtine, eshte hedhur ne ere nje mjet. Zedhenesi i Sherbimit Policor te Kosoves, Veton Elshani, ka njoftuar se nga shperthimi nuk ka pasur viktima ne njerez, por vetem deme materiale. Zyra e Perfaqesuesit Civil Nderkombetar ne Kosove udhehiqet nga diplomati Pieter Faith dhe funksionon ne kuader te misionit te Bashkimit Evropian. Aktualisht kane nisur hetime intensive per zbardhjen e ngjarjes dhe policia ka marre ne pyetje punonjesit e sigurise dhe deshmitare te tjere ne vendngjarje. Shperthimin e ka konfirmuar ne nje deklarate edhe zedhenesi i nderkombetareve, Endi Mekdafi, i cili eshte shprehur se, “ne e denojme incidentin pa rezerva dhe i shprehim mirenjohje qeverise se Kosoves per mbeshtetjen e tyre”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›