Claude Levi-Strauss vdes në moshën 100 vjeçare

Claude Levi-Strauss, antropologu francez që e transformoi të kuptuarit perëndimor të asaj që në një kohë ishte quajtur njeriu primitiv dhe i cili u lartësua në skenën intelektuale frënge në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, ka vdekur në moshën 100 vjeçare.
I biri i tij Laurent ka thënë se Zotëri Levi-Strauss ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak të premten në shtëpinë e tij në Paris. Vdekja e tij është bërë e ditur të martën, po atë ditë kur u varros në fshatin e Lignerolles, në regjionin Côte-dOr në juglindje të Parisit, ku e ka pasur një vilë.
Ai ka dashur të ketë një funeral të matur dhe modest, me familjen e tij, në vilën e tij, ka thënë i biri i tij. Ai ishte i lidhur me këtë vend; i pëlqente të shëtiste në pyll dhe varrezat, ku ai tani është i varrosur, janë mu në skaj të këtij pylli.
Mendimtar i fuqishëm, Levi-Strauss ka qenë një mishërim i strukturalizmit, shkollë kjo e mendimit në të cilin strukturat universale besohej që qëndrojnë në të gjitha aktivitetet njerëzore, duke i dhënë formë me sa duket kulturave dhe krijimeve të ndryshme. Vepra e tij ka pasur një ndikim të thellë madje edhe te kritikët e tij, prej të cilëve ka pasur shumë. Nuk ka pasur pasardhës të krahasueshëm me të në Francë. Dhe veprat e tij një përzierje ndërmjet argumentit të ndërlikuar dhe metaforave të përpunuara, pedante dhe poetike, të mbushura me ballafaqim guximtar përngjan me titullin që është shfaqur më parë në antropologji.
Njerëzit e kuptojnë se ai është një prej heronjve të mëdhenj intelektualë të shekullit XX, ka thënë nëntorin e kaluar, në një intervistë për The New York Times me rastin e kremtimit të njëqind vjetorit të lindjes së Levi-Strauss, Philippe Descola, udhëheqës i departamentit të antropologjisë në College de France. Zotëri Levi-Strauss ka qenë aq i nderuar saqë së paku 25 shtete e kanë festuar ditëlindjen e tij të 100-të.
Pasardhës i një familjeje të njohur artistësh franko-hebreje, Levi-Strauss ka qenë intelektual francez sa i rehatshëm në sferën publike aq edhe në atë akademike. Ai ka dhënë mësim në universitete në Paris, New York dhe Sao Paulo dhe gjithashtu ka punuar për Kombet e Bashkuara dhe për qeverinë e Francës.
Trashëgimia e tij është madhështore. Mythologiques, vepra e tij në katër vëllime rreth strukturës së mitologjisë vendase në Amerikë, tenton asgjë më pak se një interpretim të botës së kulturës dhe zakonit, i formuar nga analiza e disa qindra miteve të fiseve dhe traditave pak të njohura. Vëllimet The Raw and the Cooked, From Honey to Ashes, The Origin of Table Manners dhe The Naked Man, të botuar prej vitit 1964 deri më 1971 e sfidojnë lexuesin me gërshetimin e tyre të ndërlikuar të temës dhe detajit.
Në analizën e tij të mitit dhe kulturës, Levi-Strauss krahason shëmbëlltyrën e majmunëve dhe jaguarëve; merr në konsideratë dallimet në kuptimin e ushqimit të pjekur dhe të zier (kanibalët, sugjeronte ai, janë kujdesur që ti ziejnë miqtë e tyre dhe ti pjekin armiqtë); dhe ndërton marrëdhënie ndërmjet tregimeve të çuditshme mitologjike dhe ligjeve të zbukuruara martesore dhe lidhjeve familjare.
Shumica e librave të tij përmbajnë diagrame që duken si harta të gjeometrisë ndëryjore, formula që të kujtojnë teknika matematikore dhe fotografi bardh e zi të fytyrave të frikshme dhe ritualeve ekzotike, që ai i ka bërë gjatë punës në terren.
Interpretimet e tij të miteve të Amerikës Veriore dhe Jugore kanë qenë shumë të rëndësishme në ndryshimin e të menduarit perëndimor rreth të ashtuquajturave shoqëri primitive. Ai filloi të sfidonte dijen tradicionale mbi to pak pasi kishte filluar hulumtimin e tij antropologjik në vitet tridhjetë një përvojë që u bë bazë e një libri të njohur të botuar në vitin 1955, Tristes Tropiques, një lloj i meditimit antropologjik i bazuar në udhëtimet e tij në Brazil dhe gjetiu. Claude Levi-Strauss është lindur më 28 nëntor në vitin 1908 në Belgjikë nga prindërit Raymond Levi-Strauss dhe Emma Levy. Ai u rrit në Francë, afër Versailles, ku gjyshi i tij ka qenë rabin dhe babai i tij piktor i portretit. Stërgjyshi i tij Isaac Strauss ka qenë violinist nga Strasbourg, i cili është përmendur nga Berliozi në kujtimet e tij. Si fëmijë, ai kishte qejf të mblidhte objekte të ndryshme dhe ti vinte përbri. Kam pasur një pasion për stringlat ekzotike, thotë ai në Conversations. Të gjitha kursimet e mia kanë shkuar nëpër dyqanet triviale. Një koleksion i madh i antikiteteve hebreje nga koleksioni i familjes së tij, ka thënë ai, ishte ekspozuar në Musée de Cluny; të tjerat ishin plaçkitur pasi Franca u pushtua nga nazistët në vitin 1940.
Prej vitit 1927 deri më 1932, Claude është pajisur me diplomë në jurisprudencë dhe filozofi në Universitetin e Parisit, pastaj ka dhënë mësim në një shkollë të lartë lokale, në liceun Janson de Sailly, ku në mesin e mësuesve të tjerë kanë qenë edhe Jean-Paul Sartre dhe Simone de Beauvoir. Ai më vonë u bë profesor i sociologjisë në Universitetin e Sao Paulo në Brazil.
I përcaktuar për të qenë antropolog, ai filloi të udhëtonte brenda vendit, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Dina Dreyfus, me të cilën u martua në vitin 1932.
Martesa e tij me Dina Dreyfus përfundoi me divorc, siç përfundoi edhe martesa pasuese, në vitin 1946, me Rose-Marie Ullmo, me të cilën kishte pasur një djalë, Laurent-in. Në vitin 1954 ai u martua me Monique Roman, me të cilën po ashtu, ka pasur një djalë, Matthieu. Përveç Laurent-it, Levi-Strauss është përcjellë në varr nga gruaja e tij dhe Matthieu si dhe nga dy djemtë e Matthieu.
The New York Times
Përktheu: Alfred Beka