Marie Ndiaye fiton “Goncourt 2009”

Pas "Nobel"-it të fituar prej afroamerikanes Toni Morrison në vitin 1993, është thyer kësisoj një tjetër tabu: një shkrimtare me ngjyrë është shpallur fituese e çmimit më prestigjioz letrar në Francë. Bijë e një senegalezi dhe një francezeje, Marie Ndiaye është fituesja e çmimit "Goncourt 2009".
Shkrimtarja franko-senegaleze është vlerësuar për romanin e saj "Trois femmes puissantes" ("Tri gra të pushtetshme"), publikuar prej shtëpisë botuese "Gallimard". Pas Akademisë së Suedisë, edhe Franca multikulturore, që deri më sot ka vlerësuar me çmimin "Goncourt" vetëm shkrimtarë të bardhë, duket se ka ndryshuar rregullat. Marie Ndiaye u shpall vetëm dy ditë më parë zyrtarisht fituese e këtij çmimi.
Romani i saj i ri, "Trois Femmes Puissantes", i cili ka dalë në qarkullim nëpër libraritë franceze në shtatorin që sapo lamë pas, është ngjitur menjëherë në krye të klasifikimeve të shitjeve, duke lënë pa fjalë kritikën, e cila e ka cilësuar këtë vepër "marramendëse". E përditshmja franceze, "Le Monde", e ka quajtur këtë shkrimtare si "absolutisht origjinale, e që shmang fjalorin e përgjithshëm".
"Trois Femmes Puissantes" rrëfen historinë dhe kalvarin e poshtërimeve të tri grave në kufijtë e ëndrrës e realitetit mes Francës dhe Senegalit. Edhe një herë nëpërmjet romanit të saj të ri, Marie konfirmon stilin e saj, me të cilin është bërë e njohur qysh në debutimet e parë, kur ishte ende 18 vjeçe: ngjarjet zhvillohen në një mjedis ëndrrash, irreal, plot simbolikë e depresion.