E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clegg: Londra nuk synon përmbysjen e regjimit sirian

LONDËR- Britania e Madhe, ushtria e së cilës po përgatitet për një ndërhyrje të mundshme në Siri, nuk po tenton të përmbysë regjimin e Bashar al-Assadit, theksoi sot zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg.

"Nëse ne qëndrojmë duarkryq, diktatorë dhe krerë shtetesh brutalë do të mendojnë se mund të lirohen lehtësisht nga përgjegjësia e të përdorurit armë kimike dhe do ta bëjë këtë në një shkallë më të madhe në të ardhmen. Ajo që dëshirojmë ne është një përgjigje e rëndësishme ndaj kësaj. Ne nuk dëshirojmë një ndërrim të regjimit, nuk dëshirojmë madje as të përmbysim regjimin e Assadit", deklaroi Clegg për rrjetet BBC dhe Sky News.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›