Champions, Arsenali e Bazel bëjnë detyrën, kualifikohet edhe Shalke
Janë zhvilluar 5 ndeshjet e kthimit të fazës “play-off” në Champions League. Arsenali ka fituar sërish ndaj Fenerbahçes, duke triumfuar 2-0, me një dopietë të Ramsey, nga një gol në çdo pjesë. Në total anglezët kanë shënuar 5 gola ndaj turqve, duke kaluar në fazën e grupeve. E lehtë ka qenë edhe për Bazelin, që pasi kishin fituar 4-2 në Bullgari ndaj Ludogoretsit, të njëjtën gjë bëjnë edhe në Zvicër, por kësaj radhe në shifrat 2-0. Për pak sa nuk ka surprizuar Dinamo e Zagrebit me Austrinë e Vjenës. Kroatët kishin humbur në shtëpi ndeshjen e parë 0-2, ndërsa në Vjenë kanë fituar 3-2, por u është dashur edhe një gol, gjë që nuk kanë mundur dot. Ndërsa Shalke ka vuajtur jo pak ndaj PAOK-ut, sepse gjermanët kanë luajtur për shumë minuta me 10 lojtarë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, në kthim, në Selanik, Shalke ka fituar 3-2, duke shënuar pikërisht limit golin e fitores, kur rezultati ishte 2-2. Legia e Varshavës nuk ka mundur dot të shfrytëzojë faktorin fushë, kur ndeshjen e parë e kishte barazuar 1-1 me Steuanë e Bukureshtit. Në Varshavë ndeshja ka përfunduar sërish në barazim, por në shifrat 2-2 dhe, për pasojë, janë kualifikuar rumunët, që rikthehen në fazën e grupeve.
Të mërkurën do të luhen 5 çiftet e tjera, ku spikat supersfida Milan-PSV, kur kujtojmë që ndeshja e parë ka përfunduar 1-1. Çiftet e tjera janë: Sociedad-Lion (2-0), Zenit-Ferreira (4-1), Sëlltik-Karagandi (0-2) dhe Maribor-Pëlzen (1-3).
(Eduard.Ilnica/balkanweb)
Të mërkurën do të luhen 5 çiftet e tjera, ku spikat supersfida Milan-PSV, kur kujtojmë që ndeshja e parë ka përfunduar 1-1. Çiftet e tjera janë: Sociedad-Lion (2-0), Zenit-Ferreira (4-1), Sëlltik-Karagandi (0-2) dhe Maribor-Pëlzen (1-3).
(Eduard.Ilnica/balkanweb)