Lëshimi i raketës Epsilon pezullohet pas ndalimit të numërimit
TOKIO- Lëshimi i një modeli të ri të raketës japoneze, Epsilon, papritmas u ndërpre ditën e sotme pas përfundimit të numërimit, raketa nuk ka mundur të shkëputet nga toka pas lëshimit për arsye që nuk dihen ende, sipas imazheve të transmetuara drejtpërdrejti.
"Ne jemi në fazë verifikimi, do të komunikojmë më vonë detaje rreth ngjarjes", deklaroi zëdhënësi i Agjencinë Japoneze Aerospace Exploration (JAXA).
Raketa 24 metra e lartë duhej të shkëputej nga toka nga baza e Uchinoura-s rreth orës 13:45 min me orën lokale, por asgjë nuk ka ndodhur dhe pas një ore, raketa u mbajt në bazë në prefekturën jugore të Kagoshimës.
Lëshimi ishte planifikuar fillimisht për datën 22 gusht, u shty për shkak të një problemi teknik.
Udhëheqësi i projektit, Yasuhiro Morita, kishte patur shumë besim ditën e djeshme, duke pritur me padurim arritjen e punën së tij.
Në minutën e fundit të numërimit, një komentator i agjencisë Jaxa komentoi se temperatura ishte 27.5 gradë celsius, moti ishte me diell, nuk kishte asnjë problem për sa i përket nisjen.
Momenti i shumëpritur erdhi "Hej, çfarë po ndodh atje. Asgjë, asgjë prej gjëje", "Eeeeeh, pse"? Publiku dukej i shtangur në rrjetin e videos Nico Nico Douga duke ndjekur lëvizjen e raketës e cila kishte mbetur e palëvizshme.
Sipas të dhënave të para nga mediat, teknikët e Jaxas kanë kronometruar 15 sekondat e fundit të numërimit kur një bateri elektrike nuk kishte funksionuar.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)