Gola argjentinas me Stramaccionin

Inter ka gjetur rehatinë pas emërimit të Andrea Stramaccionit në postin e kryetrajnerit në vend të Claudio Ranierit të shkarkuar, muajin e kaluar.
Nerazzurrët në tri ndeshjet e deritashme nën drejtimin e Stramaccionit kanë shënuar dy fitore dhe një barazim. Por, një statistikë interesante është ajo se në të tri këto takime, të gjitha golat i kanë realizuar futbollistët argjentinas.
Gjashtë herë realizoi Diego Milito kurse nga një herë Esteban Cambiasso, Walter Samuel dhe Mauro Zarate. Besimi i Stramaccionit ndaj kontingjentit argjentinas ka filluar të japë fryt.