Clinton: No comment zerave per emerimin

Senatorja e Nju Jorkut, Hillary Clinton mbajti para pak oresh nje konference per shtyp, por ndryshe nga sa pritej ajo nuk tha asgje lidhur me zerat se mund te jete sekretarja e ardhshme e Departamentit te Shtetit.
Ajo iu tha gazetareve qe t’i drejtohen ekipit te Barack Obama per te marre vesh se si do te vendose ai nese ajo do te jete ose jo pjese e administrates se re.
Nga ana e tij, stafi i Obama ka bere te ditur se emri i Hillary eshte ne listen e kandidateve per postin e sekretares se Shtetit.
Hillary Clinton nuk eshte pa eksperience per te marre kete post, pasi ka qene perkrah bashkeshortit te saj Bill Clinton, kur ai ka qene president.
Gjithashtu, gjate fushates elektorale ajo i ka bere te qarta qendrimet e saj per politiken e jashtme.