E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, bien ndjeshem shitjet me pakice

Informacionet ekonomike ne SHBA vazhdojne te qarkullojne dhe lajmi i radhes eshte renia e shitjeve me pakice ne masen 2.8%, qe konsiderohet nje renie historike.

Renia me e madhe ka qene ne vitin 2001. Shitjet me pakice jane nje tregues i rendesishem i ekonomise amerikane pasi mbajne ne kembe ¾ te saj. Nderkohe kane rene edhe shitjet e makinave dhe mallrave te konsumit, si veshje e mobilje.

Samiti i G20, qe mbahet neser ne Uashington, eshte nje takim qe do diskutoje parimet kryesore qe do ndjekin qeverite e ndryshme ne menyre qe te rritet kreditimi, qe eshte nje nder akseleratoret e krizes.

Ne G20, pervec 7 vendeve me te industrializuara do te jene te pranishme edhe vende si Kina e Brazili, ekonomia e te cileve po lind.

Presidenti i ri i SHBA, Barak Obama nuk do te marre pjese ne kete samit, pasi nuk do qe vemendja te spostohet nga ceshtja ekonomike. Ai do te dergoje ne te ish-sekretaren e Shtetit Medlin Ollbrajt.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›