E Diel, 1 Nëntor 2026

Clinton: Siguria në ambasadën amerikane në Bengazi, përgjegjësia ime

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton,ka pranuar dështimin e forcave të sigurisë për të parandaluar sulmin kundër misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Bengazi të Libisë ku u vranë katër amerikanë, përfshirë edhe ambasadorin amerikan në Libi.

Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, ajo tha se siguria për diplomatët amerikanë është përgjegjësi e saj.

Zonja Clinton theksoi se presidenti Barack Obama dhe zëvendëspresidenti Joe Biden, nuk kanë qenë të përfshirë në vendimet për çështjet e sigurisë të ndërlidhura me konsullatën në Bengazi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›