E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e drogës, 14 shqiptarë në pranga

Shkatërrohet banda italo-shqiptare në shtetin fqinj. 22 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane, mes tyre 14 shqiptarë për trafikim të lëndëve narkotike.
 

Operacioni i karabinierëve i koduar ” I fundit” është shtrirë në rajonet Pistoia, Prato, Firence, Siena, Lucca. Sipas policisë, lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe përfundonte në tregun vendas.

Ky aktivitet ishte tepër fitimprurës dhe shpërndarësit arrinin të fitonin në ditë mijëra euro, ndërsa policia ka përdorur metoda të sofistikuara për hetimin e këtyre personave, kallëzimi penal ndaj të cilëve është rezultat i një punë më shumë se 1 vjeçare.

Policia italiane ende nuk ka bërë të ditur emrat e personave, të kësaj organizate kriminale, ndërkohë që vijojnë hetimet dhe janë marrë në pyetje me qindra klientë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›