E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliç: Nëse është kusht, do zgjedhim Kosovën dhe jo BE-në

Presidenti i Serbisë, Timosllav Nikoliç, deklaroi se Serbia do të tërhiqej nga rruga për integrim evropian, nëse zyrtarisht i paraqitet kushti që të zgjedhë ndërmjet BE-së dhe Kosovës.
 

“Nëse zyrtarisht na paraqesin kushtin: Evropa ose Kosova do të heqim dorë nga rruga evropiane. Këtë e kam thënë në fushatë dhe populli im nuk do të befasohej, nëse e propozoj këtë”, tha Nikoliç.
 

Në një intervistë për gazetën “Veçernje Novosti”, Nikoliç se Serbia do t`i bëjë mirë llogaritë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
 

Sipas tij Brukseli e mban Serbinë në distancë për shkak të Kosovës. “Mund të na mbajnë edhe 100 vjet, por ne nuk do ta ndryshojmë qëndrimin tonë”, për këtë çështje, tha Nikoliç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›