Kuba reagon pas publikimit të librit të Juanita Kastros
Një zyrtari i lartë Kuban, i paidentifikuar e ka përkufizuar një librin autobiografik të motrës së Fidel Kastros si një "akt i ulët komerçial". Juanita Kastro, e cila jeton në azil politik në SHBA që nga viti 1964, muajin e kaluar në librin e saj autobiografik rrëfeu se kishte punuar për CIA-n duke dhënë informacione për të vëllanë si edhe familjenen e saj. Zyrtari i lartë kuban e cilësoi autobiografinë e Juanita Kastros si një produkt të industrisë anti-Kastro. "Ky është një vepër e kryer me qëllime për të prishur imazhin e vendit tonë."- pohoi zyrtari i paidentifikuar. Libri i Huanita Kastros "Fidel, Raul, vëllezërit e mi, historia ime" u doli në tregun e librave të hënën e javës së kaluar. Në këtë libër motra e Fidel Castros zbulon se ajo ka punuar për CIA-n në kohën kur ajo ndodhej ende në Kubë, pa u arratisur në SHBA.
"Njerëzit e mi nuk e dini se unë punoja për CIA-n edhe në në vitet 60' kur unë ende jetoja në Kubë."- pati pohuar për Rojtersin motra e Fidel Kastros.
Ajo pohoi se kishte qenë kundër regjimit, si edhe bashkëpunimi i saj me CIA-n nuk kishte pasur qëllimin që të dëmtonte dy vëllezërit e saj, por që të ndihmonte popullin e vuajtur kuban.