E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliband: Kosova është rast i veçantë

Britania e Madhe nuk e njeh pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, ka deklaruar të hënën në Moskë, Ministri i Jashtëm britanik David Miliband.

Ai ka theksuar se Londra zyrtare kundërshton krahasimin e Kosovës me këto dy territore separatiste të Gjeorgjisë.

Jugosllavia ka pushuar së ekzistuari si shtet, ka thënë shefi i diplomacisë britanike për radion Ekho Moska, duke vlerësuar se pavarësia e Kosovës është produkt i shpërbërjes së Jugosllavisë.

Miliband është takuar në Moskë me Ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov she zyrtarë tjerë Dy rajonet separatiste Abkhazia dhe Osetia Jugore kanë shpallur pavarësinë në verë të vitit të kaluar pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse.

Deri më tash dy territoret janë njohur nga Moska, ndërkaq janë edhe dy shtetet tjera që kanë pranuar pavarësinë e tyre: Bjellorusia dhe Venezuela.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›