E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet e Sandy Hook

Mësimi për ta do te nise ne nje shkolle te re . Pas tmerrit qe përjetuan pas vrasjes se 20 shokëve te tyre  ne nje sulm te çmendur ne fillim te muajit dhjetor , fëmijët e shkollës “Sandy Hook” do ta zhvillojnë mësimin ne “shkollën më të sigurtë në botë”.

 “Sandy Hook” është mbyllur që kur Lanza vrau 20 fëmijë dhe 6 anëtarë të stafit më 14 dhjetor dhe fëmijët do të rinisin mësimin në shkollën Chalk Hill, një shkollë që nuk përdorej më.

Një ekip prej 80 personash e ka rindërtuar këtë godinë dhe i është vënë emri Sandy Hook.

Masa të rrepta sigurie janë marrë në shkollën e re. Sipas policisë, kjo është shkolla më e sigurtë në botë. Gjithashtu, prindërit do të lejohen të qëndrojnë në ambientet e shkollës ditën e parë të rikthimit të mësimeve për të qetësuar fëmijët e traumatizuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›