E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai mbështet NATO-n

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka vizituar qytetin jugor të Kandaharit, për t’i dhënë mbështetje fushatës stabilizuese të NATO-s kundër kryengritësve talebanë.

Karzai zhvilloi një takim me 50 krerët fisnorë dhe provincialë, si dhe me qindra banorë të zonës.

Shumë nga ta janë skeptikë për ndikimin e fushatës së NATO-s, meqë kryengritësit janë përgjigjur me sulme kundër atyre që mbështesin qeverinë dhe aleatët e saj ndërkombëtarë.

Presidenti Karzai u shoqërua nga komandanti i lartë i NATO-s dhe SHBA-ve, gjenerali Stanley McChrystal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›