E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton kthehet në punë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i është kthyer punës pas një mungese të gjatë njëmujore, për shkaqe shëndetësore.

Ajo u prit të hënën nga kolegët në Departamentin e Shtetit, që i prezantuan një dhuratë, një përkrenare qesharake futbolli.

Kthimi i saj në punë, vjen pasi që u sëmurë nga një virus i stomakut.

Sëmundja e detyroi ta anulojë një vizitë të planifikuar në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme.

Ajo u lirua nga spitali të mërkurën e kaluar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›