E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka koalicion deri në shkurt

Koalicioni i shumëpërfolur ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të mund të “kurorëzohet” pas zgjedhjeve të brendshme të PDK-së.

Pavarësisht deklaratave të mëhershme të liderit të Aleancës, Ramush Hradinaj, se për festave të fundvitit do të konkretizohet koalicioni me PDK-në, kjo çështje duket se është e pamundur të paktën deri në fund të janarit apo në fillim të shkurtit, shkruan “Zëri”.

Kështu shpresojnë zyrtarët e AAK-së, të cilët janë të gatshëm të hyjnë në bashkëqeverisje. Ata po ashtu nuk e kanë ndërruar mendimin se koalicioni i ri do të duhej të nxjerrë qeverinë Haradinaj.

Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi i ka dërguar mesazhe ditë më parë AAK-së dhe Haradinajt, se oferta e PDK-së do të publikohet pas zgjedhjeve të brendshme.

Ernest Luma, nga AAK-ja konsideron se koalicioni është peng i zgjedhjeve të brendshme të PDK-së.

“Vullneti është i dyanshëm i dy liderëve atij të PDK-së dhe AAK-së për të bashkëqeverisur konform ofertës së AAK-së”, ka thënë Luma.

Ndërkaq analistët politikë konsiderojnë se nuk do të ketë koalicion PDK-AAK. Analisti Halil Matoshi thotë se AAK-ja nuk ka hequr dorë nga koalicioni por PDK-ja.

“Jo, dorë ka hequr PDK-ja, e cila ka nxjerrë një “time-out”, nga Haradinaj, duke e zhvendos vëmendjen nga aferat qeveritare”, ka thënë Matoshi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›