E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani: në tri qytete fëmijët e parë të lindur në 2013 janë shqiptarë

Gjermania këtë vit është kapluar nga fëmijët e parë nga emigrantët të lindur menjëherë pas mesnatës dhe orët e para të viti 2013.
Pjesa më e madhe e tyre vjen nga Turqia ndërsa në tri qytete fëmijët e parë ishin shqiptar, informon agjencia e lajmeve INA.

Fëmija i parë në spitalin Bobingen/Schëabmünchen është Diar Vllahiu, me origjinë nga Kosova.

Marigona Vllahiu, nënë e tre fëmijëve kishte pritur deri në minutat e fundit në shtëpi ku më vonë luti bashkëshortin e saj ta dërgoj në spital për të lindur.

Në qytetin Volkmarsen në ora 01:02 minuta me datën 1.1.2013 për së pari pa dritën fëmija tjetër me origjinë nga Kosova Loriku, fëmija i katërt i Hasijes dhe Hasan Sllatinës. Të pranishëm në spital ishin edhe 3 fëmijët tjerë Aurela 12 vjeçare, Aulanga 9 vjeçare si dhe Elkida 4 vjeçare. Ato u gëzuan shumë për vëllain e tyre të sapolindur dhe shpjeguan se ky ishte viti i ri që i solli gëzimet më të mëdha dhe dhuratën më të mirë për këtë familje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›