Clinton ndërhyn në publikimin e fakteve që mund të fajësojnë CIA-n
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilary
Clinton, ka ndërhyrë personalisht
në ndrydhjen e provave të përfshirjes
së CIA-s në torturat ndaj një qytetari
britanik, me emrin Binyam
Mohamed. Ky fakt ka dalë
ndërsa avokatët e rezidentit
britanik i abuzuar në Pakistan,
Afganistan, Marok dhe
Guantanamo, të cilëve u
janë bashkuar avokatët e
disa grupeve mediatike, i
kërkuan gjykatës që të urdhëronte
hapjen e materialit
të CIA-s. Bëhet fjalë për një
përmbledhje me 7 paragrafë në lidhje
me gjithçka që kishte dijeni CIA dhe
gjithçka që ajo i kishte përcjellë shërbimit
të fshehtë britanik në lidhje me trajtimin
e Mohamed. Gjykatësit e çështjes
kanë bërë të ditur se përmbledhja nuk
përmban asnjë material që mund të
konsiderohet si tepër i rrezikshëm për
shërbimin sekret amerikan. Ndërkohë,
një këshilltare e ministrit të Jashtëm
britanik, David Miliband, ka ngulmuar
se Sekretarja Clinton ka deklaruar që
nëse paragrafi në fjalë do të
publikohet, atëherë Shtetet
e Bashkuara "do të rivlerësonin
marrëdhënien e tyre me
Britaninë në fushën e shërbimeve
sekrete". Mohamed,
që erdhi në Britani në moshën
16-vjeçare, pas 11 shtatorit
të vitit 2001, u kap nga shërbimet
sekrete amerikane në
Pakistan. Nën akuzat e terrorizmit,
ai u mbajt 6 vjet e gjysmë nën
vëzhgimin e amerikanëve. Vetë Clinton
ka refuzuar të komentojë ngjarjet në
gjykatën britanike, duke deklaruar se
"çështja e shkëmbimit të burimeve informative
është shumë e rëndësishme
për të dyja vendet dhe duhen bërë
përpjekje që ato të vazhdojnë".
Clinton, ka ndërhyrë personalisht
në ndrydhjen e provave të përfshirjes
së CIA-s në torturat ndaj një qytetari
britanik, me emrin Binyam
Mohamed. Ky fakt ka dalë
ndërsa avokatët e rezidentit
britanik i abuzuar në Pakistan,
Afganistan, Marok dhe
Guantanamo, të cilëve u
janë bashkuar avokatët e
disa grupeve mediatike, i
kërkuan gjykatës që të urdhëronte
hapjen e materialit
të CIA-s. Bëhet fjalë për një
përmbledhje me 7 paragrafë në lidhje
me gjithçka që kishte dijeni CIA dhe
gjithçka që ajo i kishte përcjellë shërbimit
të fshehtë britanik në lidhje me trajtimin
e Mohamed. Gjykatësit e çështjes
kanë bërë të ditur se përmbledhja nuk
përmban asnjë material që mund të
konsiderohet si tepër i rrezikshëm për
shërbimin sekret amerikan. Ndërkohë,
një këshilltare e ministrit të Jashtëm
britanik, David Miliband, ka ngulmuar
se Sekretarja Clinton ka deklaruar që
nëse paragrafi në fjalë do të
publikohet, atëherë Shtetet
e Bashkuara "do të rivlerësonin
marrëdhënien e tyre me
Britaninë në fushën e shërbimeve
sekrete". Mohamed,
që erdhi në Britani në moshën
16-vjeçare, pas 11 shtatorit
të vitit 2001, u kap nga shërbimet
sekrete amerikane në
Pakistan. Nën akuzat e terrorizmit,
ai u mbajt 6 vjet e gjysmë nën
vëzhgimin e amerikanëve. Vetë Clinton
ka refuzuar të komentojë ngjarjet në
gjykatën britanike, duke deklaruar se
"çështja e shkëmbimit të burimeve informative
është shumë e rëndësishme
për të dyja vendet dhe duhen bërë
përpjekje që ato të vazhdojnë".