Misteri i shiritit 18-minutësh të munguar, pranë zgjidhjes
Një nga misteret më të mëdha
të politikës së shekullit
të kaluar, ndërprerja prej 18
minutash e deklaratave të ishpresidentit
Nikson në regjistrimet
për çështjen e "Watergate", mund
të rizgjidhet së shpejti. Kjo falë një
teknologjie të re për luftën kundër
kriminalitetit.
Seksioni i munguar i bisedës
mes Niksonit dhe shefi t të tij të
stafi t, Haldeman, është fshirë në
mënyrë të qëllimshme. Ai u regjistrua
gjatë takimit të 20 janarit të
vitit 1972. Ato
ditë operativët që kishin lidhje
me Shtëpinë e Bardhë hynë në
mënyrë të paligjshme në zyrat e
Komitetit Kombëtar Demokratik,
në kompleksin "Watergate",
dhe shkaktuan skandalin që çoi
edhe në fundin e presidencës
së Niksonit. Zbulimi i materialit
të munguar ishte një zhvillim
eksploziv gjatë hetimeve
për çështjen. Të shumtë ishin
ata që menduan se Nikson, apo
bashkëpunëtorët e tij, e kishin
fshirë pjesën sepse ajo ishte një
provë krimi për Presidentin. Me
t‘u marrë vesh se Presidenti i
regjistronte fshehtësisht takimet
në Shtëpinë e Bardhë, Kongresi e
bëri çështje të ditës dhe Shtëpia
e Bardhë u detyrua që të dorëzonte
shiritat me materialet e
regjistruara. Ky veprim shënoi
edhe vetë fatin e Niksonit, por
18-minutëshi i munguar vazhdon
që të intrigojë edhe sot historianët.
Arkivi Kombëtar Amerikan,
në të cilin gjenden dosjet
e "Watergate", është përpjekur
që të mbushë boshllëkun. Në
vitin 2001 u ngrit një panel për
të parë nëse ishte e mundur që
përmes një teknologjie të duhur
të risilleshin materialet e pjesës
së zhdukur. Në atë kohë askush
nuk mundi ta bënte një gjë të
tillë. Por një amator i historisë
së "Watergate" ishte i bindur se
duhet të kishte një rrugë tjetër për
zgjidhjen e enigmës: përdorimin
e shënimeve të mbajtura gjatë
takimit nga ana e shefi t të stafi t,
Haldeman. Ky i fundit ishte skrupuloz
në gjëra të tilla. Nisur
nga kjo premisë, ish-analisti në
Agjencinë e Sigurimit Kombëtar
nisi të punonte mbi çështjen. Ai
pa se edhe në blloqet e ish-shefi t
të stafi t mungonin disa fl etë. Në
bazë të kërkimeve të tij, ato ishin
çuar në një kasafortë, kombinimin
e kodit të së cilës e kishte vetëm
Haldeman. Përmes një pajisjeje,
ish-analisti mendon se gjurmët e
lëna nga faqet e hequra mund të
rikrijojnë mesazhet e munguara.
Madje ai është i bindur se do t‘ia
dalë mbanë një gjëje të tillë.
të politikës së shekullit
të kaluar, ndërprerja prej 18
minutash e deklaratave të ishpresidentit
Nikson në regjistrimet
për çështjen e "Watergate", mund
të rizgjidhet së shpejti. Kjo falë një
teknologjie të re për luftën kundër
kriminalitetit.
Seksioni i munguar i bisedës
mes Niksonit dhe shefi t të tij të
stafi t, Haldeman, është fshirë në
mënyrë të qëllimshme. Ai u regjistrua
gjatë takimit të 20 janarit të
vitit 1972. Ato
ditë operativët që kishin lidhje
me Shtëpinë e Bardhë hynë në
mënyrë të paligjshme në zyrat e
Komitetit Kombëtar Demokratik,
në kompleksin "Watergate",
dhe shkaktuan skandalin që çoi
edhe në fundin e presidencës
së Niksonit. Zbulimi i materialit
të munguar ishte një zhvillim
eksploziv gjatë hetimeve
për çështjen. Të shumtë ishin
ata që menduan se Nikson, apo
bashkëpunëtorët e tij, e kishin
fshirë pjesën sepse ajo ishte një
provë krimi për Presidentin. Me
t‘u marrë vesh se Presidenti i
regjistronte fshehtësisht takimet
në Shtëpinë e Bardhë, Kongresi e
bëri çështje të ditës dhe Shtëpia
e Bardhë u detyrua që të dorëzonte
shiritat me materialet e
regjistruara. Ky veprim shënoi
edhe vetë fatin e Niksonit, por
18-minutëshi i munguar vazhdon
që të intrigojë edhe sot historianët.
Arkivi Kombëtar Amerikan,
në të cilin gjenden dosjet
e "Watergate", është përpjekur
që të mbushë boshllëkun. Në
vitin 2001 u ngrit një panel për
të parë nëse ishte e mundur që
përmes një teknologjie të duhur
të risilleshin materialet e pjesës
së zhdukur. Në atë kohë askush
nuk mundi ta bënte një gjë të
tillë. Por një amator i historisë
së "Watergate" ishte i bindur se
duhet të kishte një rrugë tjetër për
zgjidhjen e enigmës: përdorimin
e shënimeve të mbajtura gjatë
takimit nga ana e shefi t të stafi t,
Haldeman. Ky i fundit ishte skrupuloz
në gjëra të tilla. Nisur
nga kjo premisë, ish-analisti në
Agjencinë e Sigurimit Kombëtar
nisi të punonte mbi çështjen. Ai
pa se edhe në blloqet e ish-shefi t
të stafi t mungonin disa fl etë. Në
bazë të kërkimeve të tij, ato ishin
çuar në një kasafortë, kombinimin
e kodit të së cilës e kishte vetëm
Haldeman. Përmes një pajisjeje,
ish-analisti mendon se gjurmët e
lëna nga faqet e hequra mund të
rikrijojnë mesazhet e munguara.
Madje ai është i bindur se do t‘ia
dalë mbanë një gjëje të tillë.