Jennifer Lopez, rikthehet në skenë diva amerikane
Sot yjet e vërtetë numërohen me gishta. Një prej tyre është edhe Jennifer Lopez, e cila i ka munguar ekranit për një kohë të gjatë. Pas lindjes së dy binjakëve, një vajzë dhe një djalë, Emme e Max, 40-vjeçarja (që i mbushi më 24 korrik) Lopez do të jetë sërish protagoniste e një filmi të ri, që titullohet "The Back-Up Plan". Është historia e një gruaje, e cila, e paaftë për të gjetur burrin e jetës së saj, vendos të bëhet nënë përmes farëzimit artificial, por sapo mbetet shtatzënë takon princin e kaltër. "Jam një divë nga Bronksi". Jennifer ka lindur në një familje të thjeshtë portorikane. Falë talentit dhe zgjuarsisë, u bë e famshme dhe zuri një vend të privilegjuar në /////olimpin e botës së spektaklit. Që në moshën 5-vjeçare ka studiuar kanto e kërcim dhe ka marrë pjesë në çdo lloj audicioni të mundshëm pa i humbur kurrë shpresat. Në moshën 17-vjeçare iu ofrua një rol në filmin "My little girl", për të kaluar më pas në serialin televiziv "Living Colour". Ndërkohë, Jennifer u transferua në Los Anxhelos dhe debutimi i vërtetë në kinema ndodhi me filmin "My Family". Falë këtij filmi, arriti të merrte një çmim në "Indipendent Spirit Award", si aktorja më e mirë debutuese.
Si gjithmonë, Jennifer është në formë të shkëlqyer. "T‘i rikthehesha kinemasë pas dy vjetësh ishte shumë emocionuese", thotë aktorja. Në janar të vitit të ardhshëm, Jennifer do të publikojë edhe albumin e ri muzikor, ku dominon muzika "dance". Thonë se pas lindjes, aktorja amerikane ka ‘rrëzuar‘ nga pesha 12 kilogramë. "Nuk shqetësohem për faktin se duhet të dukem gjithmonë perfekte. Mendoj se çdo grua ka dëshirë të kujdeset për trupin dhe të ndihet mirë me veten".
Pse zgjodhët pikërisht këtë film për rikthimin tuaj në kinema pas lindjes?
Sepse tregon një histori shumë interesante, të vërtetë dhe aktuale. Ndoshta ngaqë edhe unë jam nënë. Tani që mbusha 40 vjeçe mund ta mishëroj një bashkëmoshataren time që dëshiron të ketë fëmijë. Kjo është arsyeja që nuk e refuzova ofertën, por thashë menjëherë po.
Çfarë efekti ju krijon rikthimi në skenë?
Kisha frikë se nuk do të më kujtoheshin fjalët, por gjëja më qesharake që më ka ndodhur është se pas shtatzënisë kujtesa ime është përmirësuar jashtëzakonisht. Natyrisht që njeriu kur rritet përmirësohet.
Si është Zoe, personazhi që interpretoni?
Një grua e sigurt në vetvete, e pavarur, e realizuar profesionalisht. Pasi kalon një pjesë e mirë e kohës, kupton se nuk e ka gjetur ende burrin që bën për të, por sërish nuk heq dorë nga ëndrra e saj dhe vendos ta krijojë e vetme familjen.
Ju i ngjani?
Jo aspak. Zoe është mirë edhe vetëm, ndërsa unë nuk mund të qëndroj vetëm. Për gjërat e tjera ngjasojmë. Ashtu si unë, Zoe është një grua që dashuron shumë dhe jepet pa kushte. Ëndërron të bëjë karrierë, të jetë e pavarur, e suksesshme dhe shumë e vendosur atëherë kur duhet.
Ju, në jetën tuaj, sa i planifikoni gjërat?
Planet, në realitetin e njerëzve, nuk funksionojnë edhe aq. Të gjithë jemi robër të kësaj mënyre jetese. Duhet t‘i marrim gjërat ashtu siç na vjen, ta administrojmë në mënyrën e duhur dhe të përgatitemi për "dhuratën" e radhës që na ka përgatitur fati. Në fund të fundit, a nuk është kjo që e bën jetën më interesante?
Në disa vende europiane, ligji nuk e lejon një femër të pamartuar të bëjë farëzim artificial për t‘u bërë nënë. Madje as kur është e martuar dhe burri është steril...
Unë mendoj se është e gabuar t‘i thuash një gruaje se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjë me trupin e saj. Fatmirësisht në Amerikë gjërat funksionojnë ndryshe.
Fekondimi artificial është një temë aktuale edhe për faktin se gjatë viteve të fundit femrat kanë filluar ta aplikojnë shumë, duke e cilësuar si krenarinë e tyre biologjike...
Pikërisht për këtë e kisha fjalën. Jam e lumtur që tani kjo metodë mund të përdoret lehtësisht dhe që shoqëria e ka aprovuar. Pse femrat nuk duhet të përfitojnë.