E Diel, 1 Nëntor 2026

Clinton paralajmeron Sirine

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton paralajmeroi homologun e saj sirian Walid Mouallem qe te vendi i tij te mos beje asnje perpjekje per te destabilizuar Irakun dhe Libanin.

Gjate nje deklarate per shtyp pas takimit zedhenesi i Clintonit Filip Crowley theksoi se Sekretarja amerikane e Shtetit ishte shume e drejtperdrejte dhe e qarte kur behej fjale si per Libanin dhe per Irakun se nuk do te lejojme asnje perpjekje per demtimin e stabilitetit te ketyre dy vendeve.

Pavaresisht permiresimit gradual te marredhenieve mes Washingtonit dhe Damaskut Crowley e vuri theksin ne shqetesimet e Washingtonit lidhur me veprimtarite e Sirise ne Liban dhe ne marredheniet e saj me Hezbollahun.

Ndersa ne anen tjeter Siria pas nje krize diplomatike ka vendosur marredhenie te plota diplomatike me Irakun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›