E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jashtetokesoret neper baza berthamore

Mund te tingelloje pak e cuditshme por nese mund ti besohet disa ushtarakeve te larte amerikane atehere do te kishim te benim me nje realitet dhe jo fantazi per sa i perket pranise se UFO-ve ne Toke.

Disa prej tyre pretendojne se qe nga viti 1948 jashtetokesoret kane fluturuar shume shpesh ne qiejt e SHBA-se e Britanise se Madhe dhe kryesisht mbi vendet ku zhvillohen dhe magazinohen armet berthamore.

Sipas nje ushtaraku te larte nje here ata jane ulur edhe ne nje baze britanike.

Keta ushtarake te larte thone se qeverite jane ne dijeni te pranise dhe veprimtarise se tyre por perpiqen me te gjitha menyrat per te penguar daljen e informacionit ne publik.

Kapiteni Ribert Salas i cili se bashku me 6 kolege te tjere kane vendosur qe te thyejne heshtjen ka bere te ditur se u referohet objekteve fluturuese te paidentifikuara te cilet njihen si UFO.

Forcat Ajrore Amerikane jane duke genjyer ne lidhje me nderlikimet ne ceshtjet e sigurise kombetare qe mund te sjellin UFO-t dhe ne jemi ne gjendje qe ta provojme nje gje te tille ka deklaruar kapiteni ne fjale.

Me pas ai ka thene edhe se ka deshmuar me 17 mars te vitit 1967 nje ngjarje konkrete ne bazen e Forcave Ajrore ne Montana.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›