E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim Jong Il pergatit terrenin per te birin

Koreja e Veriut zhvilloi sot ate qe besohet te jete takimi me i madh politik i kreut te vendit ne tri dekadat e fundit.

Fuqite rajonale ndoqen nga afer kete takim te partise ne pushtet - Partise se Punetoreve - per ndonje shenje te mundshme qe do te deshmonte per nderrimin e politikave te ketij shteti.

Udheheqesi i Korese se Veriut Kim Jong-il 68 vjec raportohet te jete ne gjendje jo te mire shendetesore.

Ai duket se pergatiti sot terrenin per bartjen e pushtetit pasi qe i dha djalit te tij me te ri titullin e pare publik duke e emeruar gjeneral me kater yje.

Kim Jong-un besohet te kete lindur ne vitin 1983 apo 1984 dhe ekspertet thone se ai eshte shume i ri dhe i papervoje per te udhehequr vendin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›