Banorët e “Bairit” protestojnë për ujë
Mungesa e ujit të pijshëm i ka shtyrë më shumë se 100 banorë të lagjes “Bair” në Mitrovicë, të protestojnë, duke bllokuar dhe rrugën për qarkullim të automjeteve.
Banorët kishin organizuar një protestë të ngjashme edhe para dy jave, mirëpo pas premtimit të strukturave komunale për zgjidhjen e problemit, ata patën ndërprerë protestën.
Njëri nga protestuesit, Ramadan Bajrami tregon se në këtë lagje që nga paslufta gjatë ditës nuk ka ujë të pijshëm asnjëherë dhe kjo situatë e ka rënduar jetën e banorëve.
Ndërkaq Gani Smajli është shprehur se protesta nuk ka të bëjë me politikë, por është thjeshtë një kërkesë për ujë. “Arsyetimi i përfaqësuesve të ujësjellësit se lagjja “Bair” është në një pozitë të lartë dhe për këtë shkak po shfaqen probleme të tilla me furnizim, nuk qëndron, sepse ka fshatra të cilat janë në një lartësi edhe më të madhe dhe nuk kanë probleme të tilla”, ka thënë Smajli.
Drejtori teknik në Ujësjellësin Regjional të Mitrovicës, Kadri Istrefi, ka thënë se janë duke punuar për zgjidhjen e problemit dhe projekti tashmë ka filluar, por janë duke pritur të pajisen me gypa.
Pas premtimit se nesër do të mbahet një takim mes përfaqësuesve të Ujësjellësit, të institucioneve komunale, për të diskutuar zgjidhjen e problemit, banorët u larguan nga rruga, raporton KosovaPress.