E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clip caffe Skillz

Hapja e kafeneve të reja në kryeqytetin e Kosovës dita ditës po shkon duke u rritur. Dy anëtarët e rep-grupit të njohur kosovar Skillz, Visari e Ledri përveç muzikës kanë filluar të merren edhe me një biznes tjetër.

Kjo kafene nga Visari e Ledri ka marrë emrin Clip caffe Skillz dhe në të dëgjohet vetëm muzikë hip-hop. Derisa në muzikë kryesisht menaxhon Ledri, Express ka mësuar se kafeterinë më shumë e menaxhon Visari.

Visari i ka thënë Expressit se sa për fillim është i kënaqur me punën që po bëhet në kafeterinë e tyre dhe beson se në ditët në vijmë do ti shtohet puna.

Visari tha duke qeshur - se i vjen mirë që me këtë rast ka kontribuar në uljen e papunësisë në Kosovë, ngase në këtë kafeteri janë punësuar rreth gjashtë persona.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›