Cana, transferi i tretë më i mirë në Premierligë

Mesfushori i Sunderland, Lorik Cana, është vlerësuar si transferi i tretë më i mirë në Premierligë, i verës që shkoi. Këtë vlerësim e kanë bërë menaxherët e elitës së futbollit anglez, shkruan uebfaqja tribalfootball.com.
Menaxherët e Premierligës kanë votuar këtë javë, duke dhënë mendimin e tyre se cilët do të jenë futbollistët më të dobishëm në debutimin e tyre në kampionatin anglez. Pozita e parë i ka takuar mbrojtësit të Arsenalit, Thomas Vermaelen, i cili është vlerësuar si transferimi më i qëlluar, me 50 për qind të votave.
Për pozitën e dytë, trajnerët e kanë votuar Alberto Aquilanin e Liverpoolit, kurse i treti u rendit ish futbollisti i Olympique Marseille, Lorik Cana, që po tregon lojëra të shkëlqyeshme me Macet e Zeza. Ndërkaq, i katërti është renditur futbollisti rus i Chelseas, Yuri Zhirkov.
Njeriu më i merituar që e solli përfaqësuesin shqiptar në Angli, Steve Bruce, përpos që e ka lavdëruar shpesh yllin e tij të ri, ka thënë se Cana mund të luajë në çfarëdo ekipi të Premierligës.
Jam i kënaqur që nuk shkoi në njërën nga katër skuadrat më të mira angleze. Ai sigurisht se është i uritur dhe ka ambicie të luajë në njërën nga katër ekipet e para. Ekipit që i jam frikësuar më së shumti gjatë verës që shkoi ishte Everton. Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Cana mund të bëjë edhe më shumë, theksoi menaxheri anglez.