E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bambi, viktima e radhës

Sigal Prishtina nuk ka të ndalur. Bardhekaltrit fituan të dielën në kryeqytet ndaj Bambit me rezultat - - : - - , takim ky që është zhvilluar në kuadër të xhiros së nëntë të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll.

Në këtë mënyrë, Sigal Prishtina edhe më tej mbetet skuadra e vetme e pamposhtur, pasi në nëntë xhiro sa janë zhvilluar deri më tani, ka fituar nëntë herë.

Po të dielën, fitore ka shënuar edhe Trepça ndaj Kosovës së Vushtrrisë, me rezultat të thellë, 102:57.

Ndërsa, të shtunën fitore kanë korrur edhe Big Brother Bashkimi dhe Peja. Prizrenasit e kanë mposhtur në udhëtim Kolegjin EuroSport me rezultat 67:82, kurse pejanët kanë triumfuar bindshëm në duel me Dritën, me rezultat 102:64.

Rezultatet
S. Prishtina Bambi - - : - -
Trepça - Kosova 102:57
Peja Drita 102:64
K. EuroSport BB. Bashkimi 67:82

Tabela
1. S. Prishtina 9 18
2. BB. Bashkimi 9 16
3. Trepça 9 16
4. Peja 9 14
5. K. EuroSport 9 12
6. Kosova 9 11
7. Bambi 9 11
8. Drita 9 10

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›