"Cmendet" pronari i Sitit, 129 milione sterlina Kasiljas
Mancester Siti eshte gati te afroje nje shume marramendese, per te mundesuar blerjen e portierit me te mire te botes. Behet fjale per portierin Iker Kasliljas dhe nje shume prej 129 milione sterlinave, qe i eshte afruar atij per kalimin ne muajin janar nga Spanja drejt Anglise. Me kete oferte, Kasiljas eshte bere subjekt i cmimit me te larte qe eshte diskutuar ndonjehere, ne tregun e futbollit. Te dhenat sigurohen nga agjenti i portierit spanjoll. Rekordin aktual e mban kalimi i Zinedin Zidan, i cili per 47 milione sterlina la Juventusin, per fanellen e Real Madrid, ne vitin 2001. Ne veren e fundit, Mancester Siti, me Robinjon, vendosi rekord ne Premier Lige, duke e blere per 34 milione euro. Klubi anglez ishte i interesuar me pare edhe per Xhanluixhi Bufon, por portieri nuk u largua per shkak te kontrates me bardhezinjte. Kasiljas,27 vjec, 88 ndeshje me kombetaren e Spanjes, ne rast se kalon ne janar te Siti, do te jete lojtari me i shtrenjte i te gjitha koherave. Pronari arab i Mancester Sitit nuk ndalet ne merkato.