E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthen sulmet nderetnike ne veri

Kosova tronditet perseri nga incidentet nderetnike. Nderkohe qe pas pak ditesh do te dislokohet ne shtetin e ri misioni pasardhes i Organizates se Kombeve te Bashkuara, UNMIK, me misionin e Bashkimit Evropian, ELUEX, incidentet ne pjesen veriore vijojne perseri. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit, ne Lagjen e Boshnjakeve, ku u demtuan nente vetura dhe u sulmua nje vajze 16 vjecare. Policia ka njoftuar se brenda nje kohe te shkurter, persona, deri tani te panjohur, kane demtuar te pakten shtate vetura civile dhe dy vetura zyrtare. Zedhenesi i policise rajonale ne Mitrovice, Besim Hoti, sqaroi se policia ka regjistruar demet e shkaktuara kryesisht ne xhamat e veturave me targa 'KS', te cilat besohet se jane shkaktuar me perdorim te disa sferave metalike nga ana e personave ende te paidentifikuar. "Nje rast i ngjashem i demtimit kriminal te automjetit eshte regjistruar rreth ores 22:30 te dites se merkure, ne veturen zyrtare te Policise se Kosoves, te parkuar ne rrugen "Knjaz Millosh", ne veri te Mitrovices, ndersa ne oret e hershme te mengjesit te dites se djeshme, policia e Kosoves ka regjistruar deme materiale ne nje veture te UN-it", njoftoi zedhenesi Hoti. Por, pervec demtimeve te veturave, po mbreme ne Lagjen e Boshnjakeve eshte regjistruar edhe nje sulm ndaj nje vajze 16-vjecare. Hoti thote se policia e ka konsideruar kete si sulm me motive nderetnike. "Rastin e sulmit fizik ndaj vajzes 16-vjecare e konsiderojme si rast tipik me motive nderetnike, marre parasysh ankesen e viktimes mbi sulmuesit e saj te nacionalitetit serb", tha Hoti. Policia nuk ka te dyshuar e as te arrestuar lidhur me keto raste, por beson se behet fjale per nje grup te njejte, meqe te gjitha incidentet ne vetura kane ndodhur ne te njejten dite dhe demtimet jane te njejta. Kjo, sipas autoriteteve te rendit, e rendon edhe me teper situaten e sigurise, e cila ne veriun e Kosoves vazhdon te mbetet e brishte.

Strukturat e Mitrovices denojne provokimet e ekstremisteve serbe

Drejtuesit komunale ne Mitrovice denojne incidentin e shkaktuar nga ekstremistet serbe qe ka ndodhur mbremjen e se merkures ne Lagjen e Boshnjakeve ne veri te Mitrovices, ku eshte sulmuar nje vajze shqiptare, mandej jane demtuar disa vetura te pronareve shqiptare dhe nje e UNMIK-ut. Nenkryetari i komunes, Ismajl Smakiqi tha se ky incident eshte bere me tendence qe te jepet nje mesazh kunder vendosjes se EULEX-it ne veri te Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›